“Power of Words” National Training Course of the No Hate Speech Movement Albania in snapshots

On 12 July, we have finalized the first residential capacity-building training course of the No Hate Speech Movement Albania “Power of words” that was implemented by the team of the Youth Center “P…

Source: “Power of Words” National Training Course of the No Hate Speech Movement Albania in snapshots

MIEE2015, Mesues inovator 2015

Gjimnazi Naim Frasheri

Këtë vit shpallen fitues dy mësuese nga Shqipëria, si mësues invoatorë, Mirjeta Domi dhe Suela Uruci. Përgëzime për mësueset e përkushtuara dhe inovatore, të cilat përpiqen të jenë aktivëe në projekte të ndryshme mbi edukimin. Dy mësueset e qytetit të Durrësit dhe Burrelit, po përgatiten për prezantimin e tyre në Forumin Global të mësuesve Inovatorë, që këtë vit do të mbahet në Redmond,WA.

Duke i uruar suksese mësuesve, ju njohim me linkun ku secili nga mësuesit mund të jetë pjesë.

http://www.pil-network.com

View original post

Link

13-10-24-06-31-29small_m-arsimit2 2.png

Një email vjen nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit që na informon për një seminar ku do të njiheshim me platformën eTwinning. Si fillim platforma dukej  shumë  komplikuese, më pas duke punuar e praktikuar disa herë filluam të shkarkonim projektet tona në eTwinning e duke gjetur partnerë të shkollave të ndryshme.  Deri këtu me ndihmën e përgjegjësve të Shërbimit Kombëtar filloi të bëhej më e lehtë puna në eTwinning. Gjatë periudhës nëntor 2014-prill 2015portali ynë eTwinning po plotësohej me ritme të shpejta, madje filluam të gjenim, të bashkëpunonim me mësues jo vetëm nga Shqipëria por nga e gjithë Europa. Bashkëpunimet dhe kërkesat për bashkëpunim ishin për t’u marrë në konsideratë, ndërkohë që na vjen një email për të rishikuar projektet dhe twinspace-et tona pasi do te hapej një konkurs per to, bashkë me festimin e datës 8 Maj e cila përkon me ditëlindjen e  10-të  të eTwinning.

Pak kohë pas këtij emaili në kutinë postare shoh një tjetër email nga Zoti Sokol Ymeri, Shërbimi Kombëtar Mbështetës në Shqipëri, përgjegjës Sektorit të teknologjisë në eShkolla, ku shkruan se unë bashkë me një kolege tjetër Dhurata Myrtollari ishim përzgjedhur si twinspace-et më të mira dhe fituese për një seminar të organizuar në Bratislavë, të Republikës së Slovakisë me temën “Si të bëjmë një projekt të mirë bashkëpunues në eTwinning” në datat 21-23 Maj 2015 .

Të jem pak sa realiste e të them të drejtën u emocionova aq shumë sa nuk arrita ta besoja, sa kur pashë dhe emailin tjetër ku kërkonin të dhënat tona, atëherë fillova të mendoja se ishte e vërtetë. Nisa  me email të dhënat e kërkuara ,dhe një ditë telefonata e zonjës Ornela Koleka, ishte puna përfundimtare për këtë ëndërr të pabesueshme deri në atë cast për mua.

Lamë takim një ditë para nisjes në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me Zotin Ymeri, Zonjën Koleka, dhe mësuesen tjetër, zonjën Myrtollari, caktuam orarin e takimit për të nesërmen që do të niseshim për në Republikën e Slovakisë.

Emocionet filluan të shtoheshin pak e nga pak, deri sa u nisëm, fillimisht për në Itali, më pas për në Vienë,e pastaj me Autobuz për në Slovaki, Bratislavë.

Arritëm në Slovaki, u sistemuam nëpër dhomat tona, pushuam pak dhe pastaj filluam të bëheshim gati se në orën 15.00-15.30 kishim regjistrimin për në seminar. Gjatë kohës së regjistrimit filluam të njiheshim me disa nga pjesëtarët e seminarit. Kur filloi seminari pamë se kishte shumë anëtarë nga vende të ndryshme si:Slovakia, Austria, Gjermania, Slovenia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Federata e Republikës së Maqedonisë dhe ne, Shqipëria. Si pjesëtarë nga të gjitha këto vende bëheshim rreth 60 pjesëtarë.

Kur filluam prezantimin gjatë seminarit emrat e parë që u përmendën ishin emrat tanë sipas edhe rendit alfabetik të shteteve.edhe pak, emocionet  filluan te largoheshin nga pak pasi u njohëm me programin edhe me ata që do të mbanin seminarin e ditës së parë,që zgjati rreth 3 orë e gjysëm.

Ndër to përmendim në datën 21.05.2015:

  • Martin Gradl, Austria NSS
  • Lubica Sokolikova, SK NSS.

Pastaj të nesërmen me datë  22.05.2015 nga ora 9.00-12.00  patëm workshop me tematika :

  • Desktop and Twin Space——Jana Jamrišková
  • Conflicts and Differences—–Lenka Práznovská

Në keto2 seanca workshop patëm si objektiva:

  • Krijimin e një projekti në eTëinning, ku edhe krijuam projektin “Bratislava, May 2015- eTëinning project„ .
  • Pranimin e këtij projekti nga shërbimi kombëtar i vendit, pasi u pranua nga Shërbimi Kombëtar I lëmë hapsirë objektivit tjetër.
  • Gjetjen e partnerëve ku edhe i gjetëm dhe u bëmë shumë partnerë të këtij projekti.
  • Hedhja e materaleve të ndryshme në projektin e portalittë eTwinning, filluam të plotësonim twinspace-et.

Duke qenë se ne si përfaqësues të Shqipërise kishim bërë edhe disa herë seminare në Tiranë, përsa i përket përdorimit të këtij portali dhe mbushjes së twinspace-it, ishim paksa përpara në renditjen e punëve të këtij procesi. Vlen këtu të përmendet edhe puna serioze e bërë nga zonja Koleka e Zoti Ymeri, më parë që edhe ne të mos mbetëshim pas në punën tonë.

Twinspace që krijuam për më tepër mund të gjendet  :

https://live.etëinning.net/projects/project/115051

Pataj punuam edhe për mjete të tjera që mundësonin zhvillimin e komunikimit dhe lehtësimite të bërit një project sa më të këndshëm për twinspace-in tonë, ndër to mund të përmendim:

Animoto project dhe hapjen e një llogarie në të e punimin e projektit me animoto.

Vlen këtu të përmenden njohuritë e reja të marra sa i përket mjeteve të ndryshme për të pasuruar twinspce-in tonë në projektet e bëra nga ne.

Pastaj ishte pushimi i drekës për të vazhduar më pas  në orën 13.00-16.00 me një tjetër workshop me tematikat :

  • “How do you do?”—- Bart Versëijvel, Belgium NSS
  • “Be creative, let your mind have fun”—- Zuzana Kurillová

Edhe në këto  dy seanca  të ëorkshopit kishim si objektiva:

  • të zbatojmë 2.0 mjete për të organizuar hyrje Web.
  • të mësojmë aktivitetet bashkëpunimit për eTwinning në projekte.
  • Sesi mund t’i vendosim këto zbatime në internet.
  • Të jemi interaktiv dhe aktivë në aktivitetet e komunikimit online.

Vlen të përmenden këtu njohuritë e reja që mësuam për të krjiuar teste të ndyshme e lojëra të ndryshme për nxënësit tanë, që më pas e bën më të dëshirueshëm mësimin dhe më të lehtë dhënien e kontributit të nxënësit në orën e mësimit dhe në krijimin e një projekti.

Këtu kemi disa nga programet apo mjetet:

  1. https://b.socrative.com/
  2. https://play.kahoot.it/ç/?quizId=ba0d29ff-87f8-11e2-ac18-12313c03a233&_ga=1.236391425.1222678537.1432293969
  3. https://www.mentimeter.com/signup

Pastaj e mbyllim seminarin përditën e dytë për të bërë një pushim të shkurtër e më pas të bëheshim gati për të shkuar për darkë në kalanë e Bratislavës. Edhe ky moment ishte shumë i bukur për ne pasi ishte një shkëmbim të bisedave të lira midis të gjithë mësuesve pjesëmarrës në seminar,shkëmbim njohurish dhe përvojash të ndryshme, përvecse bukurisë mahnitëse të kalasë.

Ditën e tretë dhe të fundit në këtë seminar, datë  31.05.2015 .

Filluam si diten e parë në orën 9.00-10.15

  1. Me shembujt e praktikat më të mira, Slovakia   Nela Lohyňová
  2. Me paraqitjen e rasteve të mira Sloveni, mësues
  • Me praktikat më të mira nga Austria, Maria Kurz, Austria.

Pataj nga ora 10.45-11.45 kemi prezantime të grupeve të ndryshme të krijuara  për një bashkëpunim më të mirë midis mësuesve, dhe shembullin konkret kemi bashkëpunimin tonë si mësuese(Suela Uruçi Dhurata Myrtollari )me një mësuese të shtetit të Serbisë.

Kjo më pas vijon me prezantimin e ideve të ndryshme të grupeve të sapo krijuara dhe certifikimin e këtij seminari. Ishte vërtetë një seminar që vlen të përmendet për ne, dhe për të gjithë ata brezat që ne edukojmë, gjë që është e vështirë të përshkruhet me fjalë satisfaksioni dhe kënaqësia për pjesëmarrjen në këtë seminar.

Së fundi duke i përmendur të gjitha sa thashë më lart, gjithë ato përjetime të eksperiencave plot emocion dhe përkushtim, them se kemi përfituar shumë gjëra  të bukura për profesionin tonë për t’i vënë në zbatim në shkollat tona me nxënësit tanë.

Për gjithë këtë emocion, eksperiencë dhe përvojë të re të përjetuar në këtë seminar,  falenderimi veçantë shkon për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit që besuan në punën time dhe më krijuan mundësinë për të përjetuar këtë ditë sot. Këta persona, punonjës të këtij institucioni me besimin e tyre tek unë më motivuan dhe më motivojnë për të ecur përpara me profesionin më të bukur, atë të mësuesisë.

Faleminderit eTwinning Albania                     Faleminderit Ministria e Arsimit dhe e Sportit

Emocionet e nje seminari

Për gjithë këtë emocion, eksperiencë dhe përvojë të re të përjetuar në këtë seminar,  falenderimi veçantë shkon për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit që besuan në punën time dhe më krijuan mundësinë për të përjetuar këtë ditë sot. Këta përsona, punonjës të këtij institucioni me besimin e tyre tek unë më motivuan dhe më motivojnë për të ecur përpara me profesionin më të bukur, atë të mësuesisë.

Faleminderit eTwinning Albania                     Faleminderit Ministria e Arsimit Dhe e Sportit (MAS)